LAJME

Artikull

9 vagonët e parë të modernizuar nga Gjermania tashmë janë në Bullgari

Enjte, 23 Maj 2024, 13:14

9 vagonët e parë të modernizuar nga Gjermania tashmë janë në Bullgari

FOTO: Ministria e Transportit

Madhësia e shkronjave

Sot në Bullgari kanë mbërritur 19 nga gjithsej 76 vagonët e modernizuar të pasagjerëve që Hekurudhat Shtetërore Bullgare blenë nga kompania gjermane “Deutsche Bahn”, njofton Ministria e Transportit. Vagonët gjermanë që janë të përdorimit të dyfishtë pritet të përmirësojnë gjendjen e transportit hekurudhor në vend. Marrëveshja është realizuar me asistencën e Ambasadës së Gjermanisë në vendin tonë, deklaroi ministri i transportit, Georgi Gvozdejkov. Vagonët do të lëvizin në linjat hekurudhore më të gjata në vend, që lidhin Sofjen me Burgasin dhe Varnën. Çdo grup vagonësh do të ketë një vagon-restorant. Në muajin qershor pritet dorëzimi i 57 vagonëve të tjerë, në mënyrë që ata të vihen në funksion për sezonin e ardhshëm veror.

Publikoi / Publikuan: БНР екип