LAJME

Artikull

Në Sofje u mbajt një protestë kundër paligjshmërisë në rrugë

Enjte, 23 Maj 2024, 14:58

Në Sofje u mbajt një protestë kundër paligjshmërisë në rrugë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Shoqata “Engjëjt në rrugë”, е cila bashkon familjet që kanë humbur njerëz të afërm në aksidente trafiku, zhvilloi një protestë në kryeqytet me titullin “STOP paligjshmërisë në rrugë”. Ata u mbështetën nga një sërë organizatash joqeveritare. Ninella Vërbanova nga shoqata apelon që të mos fshihen shkeljet e personave në pozita publike – politikanë, gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë komunalë, deputetë etj. Protestuesit kërkuan largimin e këshilltarit komunal Bllagovest Georgiev nga të gjitha pozitat e tij në Këshillin Bashkiak. Në prill, Georgiev hipi pas timonit pasi kishte konsumuar alkool, shkaktoi një aksident në kryeqytet dhe u largua nga vendi i ngjarjes, më pas refuzoi një test alkooli dhe droge.