Artikull
Me “Këngan e Alfabetit” interpretuar nga Formacioni “Radiodeca”, BNR dërgon një urim për 24 Majin
Premte 24 Maj 2024 07:16
Premte, 24 Maj 2024, 07:16
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) prodhoi, incizoi dhe filmoi një video të "Këngës së Alfabetit" të realizuar nga Grupi Vokal "Radiodeca". Kjo është një përshëndetje për të gjithë bullgarët në mbarë botën me rastin e 24 Majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave.
Kënga është vepër e kompozitores Vllada Tomova, autore e këngëve dhe organizatore e master klasave të këngës popullore. Ajo lindi në Ukrainë, dhe u rrit në Bullgari. Studioi xhaz në Berklee College of Music, SHBA. Ideja është që të kemi një këngë për alfabetin, e cila është e lehtë për t'u mbajtur mend nga fëmijët, në mënyrë që ata të mësojnë shkronjat bullgare përmes imazhit dhe melodisë.