LAJME

Artikull

Për Bullgarinë viti 2023 është pozitiv për migracionin e jashtëm

Premte, 24 Maj 2024, 08:52

Për Bullgarinë viti 2023 është pozitiv për migracionin e jashtëm

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Nga viti 2014 deri në vitin 2023, në Bullgari u kthyen 151 245 bullgarë nga jashtë. Për të njëjtën periudhë, 219 330 bullgarë zgjodhën të kërkojnë bukën e gojës jashtë vendit. Për 10 vite bilanci është 68 085 persona më pak si pasojë e emigrimit, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave.
Viti 2023 është veçanërisht pozitiv për Bullgarinë në lidhje me migracionin e jashtëm. Numri i bullgarëve që e braktisën vendin në vitin 2023 është më i vogli në 10 vitet e fundit. Në të njëjtën kohë, numri i të huajve nga vendet jashtë BE-së që u vendosën në Bullgari u dyfishua.
Vitin e kaluar në vend u vendosën 56 807 persona nga jashtë, ndërsa jashtë vendit u larguan 15 227 persona, prej të cilëve 11 386 bullgarë. Nga fluksi hyrës, është më e larta përqindja e emigrantëve nga Turqia (25%), Ukraina (17.5%) dhe Federata Ruse (9.7%).