LAJME

Artikull

60% e bullgarëve të rritur vazhdojnë të lexojnë libra

Premte, 24 Maj 2024, 09:11

60% e bullgarëve të rritur vazhdojnë të lexojnë libra

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Me rastin e Ditës së Kulturës, Arsimit dhe Shkrimit Bullgar - nga 24 maji deri më 2 qershor, në Sofje po mbahet Panairi Pranveror i Librit.
Sipas një anketimi të Agjencisë “Alpha Research” dhe Observatorit për Ekonominë e Kulturës, në vitin 2023, 70% e të rriturve bullgarë nuk kanë vizituar kurrë një bibliotekë dhe 40% nuk ​​kanë lexuar asnjë libër. Gjëja pozitive në statistika është se 60% e njerëzve në vend janë ende lexues.
Po rritet edhe numri i titujve nga të cilët mund të zgjedhin adhuruesit e librit. Nëse në vitin 2012 u botuan 1942 libra, atëherë në 2022 ishin tashmë 3075. Rritja e ndjeshme e numrit të titujve që synojnë fëmijët dhe adoleshentët mund të lexohet si një përpjekje për të tërhequr lexuesit më të rinj - nga 136 tituj në vitin 2012, ata janë rritur në 450 në 2022. Letërsia e përkthyer dhe origjinale e botuar po rritet gjithashtu, vetëm titujt në histori dhe biografi u rritën nga 423 në 2012 në 694 në 2022.