Artikull
Bullgaria feston “Pashkët e saj shpirtërore” më 24 maj
Premte 24 Maj 2024 10:01
Premte, 24 Maj 2024, 10:01
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Vetëm ai që nuk e di koston e rrënimit të injorancës mund të ketë frikë nga çmimi i arsimit.Arsimi, besimi dhe kultura jonë e krijuan Bullgarinë si një shtet shpirtëror dhe e ruajtën popullin tonë, tha presidenti Rumen Radev në Sofje gjatë kremtimit të 24 Majit – Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, Shkrimit, Kulturës, Arsimit Bullgar dhe Letërsisë Sllave.
Parakalimi festiv drejt Bibliotekës Kombëtare u drejtua nga Presidenti, ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe ministri i arsimit në detyrë. Në parakalim u përfshin mësues, studentë, nxënës dhe qytetarë.
"Fjala bullgare e bën Bullgarinë pa kufij me rreth 400 shkolla bullgare të së dielës në 55 vende, të vendosura në 6 kontinente," tha ministri i arsimit Galin Cokov.
Nga e majta në të djathtë: Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev, Presidenti Rumen Radev dhe Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev
FOTO: BGNES
Parakalime dhe manifestime festive për 24 Majin u zhvilluan në të gjithë vendin.
Plovdiv
Veliko Tërnovo
Varna
Burgas
Bllagoevgrad
Foto: BGNES, BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип