LAJME

Artikull

Bullgaria, Rumania dhe Ukraina shkëmbejnë të dhëna për pastërtinë e Detit të Zi

Premte, 24 Maj 2024, 14:04

Petër Dimitrov

Petër Dimitrov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Cilësia e ujit të detit është e mirë, tha në Varna ministri teknik i ekologjisë Petër Dimitrov. Ai saktësoi se monitorimi i ujërave mbetet jashtëzakonisht i rreptë, duke shkëmbyer informacione me institucionet në Rumani dhe Ukrainë. Edhe Ministria e Shëndetësisë çdo ditë e kontrollon cilësinë e ujërave për larje dhe të dhënat e tyre janë gjithashtu pozitive, tha Dimitrov. Ai shtoi se ka urdhëruar inspektoratet rajonale të mjedisit dhe ujërave në vend të kryejnë inspektime për praninë e vendgrumbullimeve të paligjshme, ndërsa drejtoritë bregdetare për shkarkime (kanale) të paligjshme të ujërave të ndotura në det.
Ministri theksoi gjithashtu se duhet të punohet për rivendosjen e sistemeve të ujitjes në vend, sepse ato janë jashtëzakonisht të rëndësishme, veçanërisht në kohë ndryshimesh klimatike dhe thatësire.