Artikull
Parashikimi i motit për fundjavën
Mot me diell dhe me shi të shkurtër pasdite mbi male
Premte 24 Maj 2024 15:31
Premte, 24 Maj 2024, 15:31
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14°, në Sofje 12°. Në mëngjes do të ketë mjegull në fusha dhe lugina. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas drekës do të mbajë vranësira dhe do të ketë reshje shiu në malet е Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 20 deri në 28°, në kryeqytet 23°.
Në Detin e Zi do të jetë me diell dhe me re, por pa reshje. Temperaturat e ajrit do të jenë 20-23°. Uji i detit është 18-20°.
Në zonat malore do të jetë me diell, pas mesditës do të ketë reshje shiu dhe vende-vende me bubullima. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 16°, në 2000 m deri në 9°.
Ditët e diel dhe të hënë do të jetë me diell, pasdite do të ketë reshje shiu në masivet perëndimore.
Publikoi / Publikuan: БНР екип