FOLKLOR

Artikull

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Shtunë, 25 Maj 2024, 02:05

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

FOTO: BTA (arkiv)

Madhësia e shkronjave

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja". Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania, Hungaria, Rumania, Sllovenia dhe Bullgaria.
Programi fokusohet në jetën e romakëve dhe gotëve gjatë antikitetit të vonë në trojet tona dhe do të prezantojë demonstrime të lojërave romake të tavolinës, modës së lashtë dhe modeleve të flokëve, lojëra me mysafirët, rikrijim të ritualeve fetare, pajisje, formacione luftarake dhe beteja, një treg skllevërish, lojëra gladiatoriale, recitime të poezisë antike, shfaqje të grupeve të muzikës etno-popullore etj. Përveç kësaj, mysafirët mund të shijojnë ushqime dhe pije të përgatitura sipas recetave origjinale të lashta.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva