Është vetëm fillimi i javës së punës dhe tashmë ndihemi të lodhur, të djegur në punën tonë... Kështu që kënga e Grafa “Burnout” është vetëm për ne! Herët a vonë, të gjithë mund ta njohin veten në personazhin e "Burnout" si një nevojë për ta ngadalësuar shpejtësinë në jetën tonë.
Ky term ka hyrë në jetën tonë të përditshme dhe po imponohet gjithnjë e më shumë. Vlladimir Ampov – Grafa e përdori atë si titullin e këngës së tij të fundit, e cila renditet krahas hiteve të tij me tematikë shaka. Ai e kompozoi vetë muzikën, ndërsa tekstin e shkroi së bashku me Jordan Zheçevin. Aranzhimin e punoi me Zhivko Petrov, pianoja e njohur e të cilit dëgjohet në mënyrë elegante pak para përfundimit të këngës. Përveç këtij elementi delikat të xhazit, "Burnout" na shërben një koktej të freskët pop, country dhe blues.
FOTO: Facebook / Grafa.Official
Grafa thotë se ideja e këngës ka lindur nga miqësia dhe mbështetja e njerëzve nga lagja, nga zanatet dhe bizneset e tyre, nga atmosfera e ngrohtë e Sofjes së Vjetër.Tema serioze e “Burnout” dhe stresit është paraqitur me buzëqeshje, dhe zgjidhja është pikërisht kjo – të jetosh si komunitet dhe në mirëkuptim.
Më shumë informacion për Vlladimir Ampov-Grafa ka në postimet e mëposhtme: