LAJME

Artikull

60% e bullgarëve të trajnuar si ndihmës mjekë shkojnë për të punuar jashtë vendit

Hënë, 27 Maj 2024, 15:49

Iva Pehlivanska, Kryetare e Bashkimit të Paramedikëve
në Bullgari

Iva Pehlivanska, Kryetare e Bashkimit të Paramedikëve në Bullgari

FOTO: Bashkimi i Paramedikëve

Madhësia e shkronjave

Rreth 2500 bullgarë janë trajnuar si ndihmësmjekë që nga viti 2016. Afro 60% e tyre kanë emigruar dhe ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendit.  Këtë e tha për BNR, Iva Pehlivanska, kryetare e Bashkimit të Paramedikëve në Bullgari me rastin e Ditës së sotme Botërore të Mjekësisë Urgjente. Paga mesatare e një profesionisti të tillë në Evropën Perëndimore është 2000 euro, por kjo nuk është arsyeja kryesore që ata largohen nga vendi, theksoi Pehlivanska. Problem për ndihmësmjekët që punojnë në vendin tonë është mungesa e rregullimit ligjor të profesionit, rregullave të qarta për veprimet në rast aksidentesh dhe sigurimit.