MUZIKË

Artikull

Koncerti pranveror i formacionit “Radiodeca” i kushtohet kompozitorit Krasimir Miletkov

Martë, 28 Maj 2024, 08:29

Grupi Vokal "Radiodeca"

Grupi Vokal "Radiodeca"

FOTO: Ani Petrova

Madhësia e shkronjave

Muzikantët më të vegjël në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) nga Grupi Vokal i Fëmijëve "Radiodeca" me dirigjente Ilina Todorova - prezantojnë koncertin e tyre tradicional pranveror. Ai i kushtohet 70 vjetorit të kompozitorit Krasimir Miletkov, i cili krijoi një sërë këngësh dhe veprash muzikore të preferuara për fëmijë dhe të rritur.
Sonte në Studion e Parë të Radios fëmijët e formacionit “Radiodeca” do të interpretojnë këngën më të njohura për fëmijë.

Композиторът Красимир Милетков

FOTO: БНР

Do të ketë edhe të ftuar. Nxënësit e Shkollës Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" do të ekzekutojnë pjesë instrumentale të Krasimir Miletkov, ylli i xhazit bullgar Vasill Petrov do të interpretojë dy këngë të Miletkovit në aranzhime të Zhivko Petrov dhe Angell Zaberski, të cilat janë përherë në repertorin e këngëtarit, ndërsa vetë kompozitori do të luajë në piano.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova, BNR

Publikoi / Publikuan: БНР екип