"Rrugë të mbarë për në shtëpi, mbreti Ferdinand" - nën këtë titull, shërbimi për shtyp i qytetit gjerman të Koburgut tregoi për shërbimin solemn të lamtumirës në kishë, me të cilin banorët e qytetit i thanë lamtumirë bashkëqytetarit të tyre të shquar. Eshtrat mortore tëmbretit bullgar Ferdinand Ikthehen në Sofje 76 vjet pas vdekjes së tij në mërgim në Koburg në vitin 1948. Kështu i plotësohet dëshira e tij për t'u varrosur në tokën bullgare. Në shërbesën kishtare të hënën në kishën e Shën Agustinit ishte i pranishëm edhe ambasadori bullgar në Berlin, Grigor Porozhanov.
Mbreti Ferdinand jo vetëm që ka jetuar në Koburg për 30 vjet, por gjithashtu është ndier i lidhur me qytetin dhe ka bërë shumë për të. Ai e ka sponsorizuar bujarisht Muzeun e Shkencave Natyrore, ka mbështetur ndërtimin e një shkolle të re tregtare dhe, nga mesi i viteve 1920, ka bërë donacione vjetore për të varfrit në qytet.