Artikull
Përplasje trenash në Stacionin Qendror Hekurudhor - Sofje, disa persona u plagosën
Martë 28 Maj 2024 15:03
Martë, 28 Maj 2024, 15:03
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Dy trena u përplasën rreth orës 16:40 në Stacionin Qendror - Sofje, njoftoi për BNR qendra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përplasja ka ndodhur mes një treni që duhej të nisej për në Plovdiv dhe një tjetër që po kryente manovra me shpejtësi të ulët në zonën e stacionit. Sipas informacioneve fillestare, përplasja ndodhi pasi drejtuesi i trenit manovrues është ndjerë i sëmurë, raportoi për BNR ministri i transportit Georgi Gvozdejkov. Nga përplasja janë lënduar disa persona. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën. Për shkak të incidentit ka vonesa të një sërë trenash.
Publikoi / Publikuan: БНР екип