Artikull
Parashikimi i motit për 29 majin 2024
Mot me reshje pasdite
Martë 28 Maj 2024 16:35
Martë, 28 Maj 2024, 16:35
FOTO: Bozhidar Çollakov
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës do të jetë kryesisht i qetë dhe reshjet e shiut do të ndalojnë përkohësisht në shumicën e zonave.
Të mërkurën paradite retë do të thyhen. Rreth mesditës do të zhvillohen sërish vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare perëndimore-veriperëndimore, e cila përkohësisht do të rritet dhe do të ndryshojë drejtim gjatë stuhive. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 22° dhe 27°, në Sofje rreth 22°.
Mbi male do të përhapen vranasira. Në shumë zona do të ketë shira të shkurtra. Do të fryjë erë mesatare nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 15°, në 2000 metra - rreth 7°.
Mbi Detin e Zi vranësirat do të çahen përkohësisht, por rreth mesditës prapë do të zhvillohen dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Ka kushte për breshër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jug-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë 19°-22°. Temperatura e ujit të detit është 18°-19°.
Publikoi / Publikuan: БНР екип