Artikull
Kryeministri i Nepalit dekoroi alpinisten bullgare Sillvija Azdreeva, e cila u ngjit në Everest
Mërkurë 29 Maj 2024 15:24
Mërkurë, 29 Maj 2024, 15:24
FOTO: Facebook / Silvia Azdreeva
Madhësia e shkronjave
Bullgarja Sillvija Azdreeva, e cila u ngjit në Everest më 15 maj 2022, mori një njohje të madhe për arritjen e saj, duke u dekoruar personalisht nga Kryeministri i Nepalit. "Në një ceremoni solemne, pata mundësinë e rrallë të merrja personalisht një çmim nga Kryeministri i Nepalit Puspa Kamal Dahal për ngjitjen time të suksesshme në Everest. Unë i jam mirënjohës qeverisë së Nepalit dhe Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Aviacionit Civil“, shkroi Sillvja Azdreeva në profilin e saj në Facebook. Ajo është gruaja e dytë bullgare, pas alpinistes Petja Kollçeva dhe shtetasja e 15-të bullgare që shkeli majën më të lartë të planetit. Sillvja Azdreeva është gruaja e parë bullgare që ngjiti tre majat tetëmijëshe - Everest, Lhotce dhe K2.
Më 29 maj të vitit 1953, Edmënd Hillari dhe Sherpa Tensing Norgej bënë ngjitjen e parë të dokumentuar në majën më të lartë të planetit.
Lexoni më shumë:
Publikoi / Publikuan: БНР екип