Artikull
Mbi dy herë më shumë procedura paragjyqësore me sinjale për shkelje zgjedhore
Enjte 30 Maj 2024 11:37
Enjte, 30 Maj 2024, 11:37
Kalin Stojanov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme deri më sot u pranuan 156 raporte për shkelje të Kodit Zgjedhor, njoftoi ministri teknik i punëve të brendshme Kalin Stojanov. Sipas tij, numri i raporteve është pothuajse i barabartë me numrin e paraqitur në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Mirëpo, procedurat paraprake - 70, janë dy herë e gjysmë më shumë se vitin e kaluar. “Shumica e sinjaleve nënkuptojnë besimin e qytetarëve bullgarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Jo më pak të rëndësishme janë detyrat e parashtruara mjaft herët dhe sinjalet e shumta operactive të marra si rezultat, mbi të cilat po punohet aktualisht”, komentoi ministri. Ai shprehu besimin se edhe këtë vit do të ketë persona të dënuar për krime të kryera kundër të drejtave politike të qytetarëve.
Publikoi / Publikuan: БНР екип