LAJME

Artikull

Këshilli i Mediave Elektronike i bashkohet luftës kundër lajmeve të rreme

Enjte, 30 Maj 2024, 12:57

Këshilli i Mediave Elektronike i bashkohet luftës kundër lajmeve të rreme

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në prag të zgjedhjeve për parlament kombëtar dhe evropian, Këshilli i Mediave Elektronike vendosi të publikojë burime të besueshme informacioni në faqen e tij të internetit. “Sa më shumë afrohen zgjedhjet, aq më shumë narrativa dezinformative përhapen në hapësirën publike. Ne mund të jemi të dobishëm për qytetarët, duke i ndihmuar ata të orientohen në lajmet e rreme”, tha një nga promotorët e projektit, Prolet Vellkova. Si burime të besueshme informacioni, ajo tregoi portalin e specializuar të Komisionit Evropian, faqen e Observatorit Bugalo-Rumun për Media Digjitale dhe faqen e Observatorit Evropian të Mediave Digjitale. Nisma është pjesë e veprimeve të rregullatorit për të mbështetur edukimin mediatik.