LAJME

Artikull

Muzika frymore do të tingëllojë në sheshin qendror të qytetit Montana

Premte, 31 Maj 2024, 02:25

Muzika frymore do të tingëllojë në sheshin qendror të qytetit Montana

FOTO: Bashkia e qytetit Montana

Madhësia e shkronjave

Një ekspozitë me vizatime të fëmijëve do të shënojë fillimin e Festivalit Ndërkombëtar të Orkestrave Frymore "Diko Ilev 2024" në qytetin Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Pikturat u krijuan nga shtatëdhjetë fëmijë nga Evropa, Azia dhe Amerika e Veriut, të cilët morën pjesë në konkursin e komunës së Montanës "Daullja bie, vallja dridhet". Në kuadrin e veprimtarisë do të dallohen piktorët më të mirë, si dhe fituesit e Konkursit Kombëtar për veprat e reja përorkestra frymore në dy seksione - "Marsh" dhe "Valle". Në edicionin e 18-të të festivalit do të performojnë 18 formacione nga Bullgaria, Rumania dhe Turqia. Programin do ta hapë Orkestra Përfaqësive Frymore e Gardës Kombëtare Bullgare. Organizatorë të festave, të cilat do të mbahen nga 31 maji deri më 2 qershor, është Komuna e Montanës nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës.