Artikull
Boksieri Radosllav Rosenov fitoi një kuotë për Olimpiadën në Paris
Premte 31 Maj 2024 10:54
Premte, 31 Maj 2024, 10:54
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Nënkampioni evropian i boksit Radosllav Rosenov fitoi një kuotë olimpike në kategorinë 63.5 kg pasi mposhti Aleksandru Paraskiv të Moldavisë në turneun në Bangkok. Kështu ai u bë boksieri i pestë bullgar me kuotë për lojërat në Paris.
Te femrat Zllatisllava Çukanova e nisi kualifikimin olimpik në kategorinë deri në 50 kg me fitore. Nënkampionja evropiane mposhti Tajonis Sedeno nga Venezuela dhe siguroi një vend në tetë-finale. Në dyluftimin e ardhshëm, bullgarja do të ndeshet me të tretën në botë, japonezen Rinka Kinoshita. Ajo duhet të arrijë të paktën gjysmëfinalen për të fituar një kuotë për Olimpiadën.
Publikoi / Publikuan: БНР екип