LAJME

Artikull

Një ceremoni me fishekzjarrë në qytetin e Vracës në kujtim të Hristo Botevit

Shtunë, 1 Qershor 2024, 02:05

Një ceremoni me fishekzjarrë në qytetin e Vracës në kujtim të Hristo Botevit

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin.
Më 1 qershor do të zhvillohet ceremonia me fishekzjarrë në qytetin e Vracës (Bullgaria Veriperëndimore). Ajo do të fillojë në orën 21:00 dhe në të do të marrin pjesë ushtarakë nga Batalioni i 10-të i Mekanizuar - Vraca dhe nga Orkestra Përfaqësuese Frymore Ushtarake e Forcave Tokësore. Ceremonia festive me fishekzjarrë do të mbahen në të njëjtën kohë në vendlindjen e Hristo Botevit - Kallofer, si dhe në Kërxhali.

FOTO: БТА - архив

Më 2 qershor - Ditën e Botevit dhe të heronjve të vrarë për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, nga ora 11:00 në majën "Okolçica", ku u ngrit një monument për nder të veprës së poetit revolucionar Hristo Botev, do të bëhet një pelegrinazhi kombëtar. Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe Orkestra Përfaqësuese Frymore e Forcave Tokësore.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgaisë: