FOLKLOR

Artikull

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Hënë, 3 Qershor 2024, 03:35

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

FOTO: Galerina e Arteve "Krëg"

Madhësia e shkronjave

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale ballkanike të pjesëmarrësve në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar në Komunën e Strumicës (Republika e Maqedonisë së Veriut) dhe u pasurua me fotografi nga festivalet folklorike në Kërxhali.
"Kostumet i shtojnë bukuri të pabesueshme fytyrave të Ballkanit. Ata shpirtërojnë idenë e fqinjësisë së mirë, e cila festohet në tubimet folklorike, kur të gjithë ndihen si vëllezër", thotë Kulov. Ai vëren se shpesh e krahasojnë Ballkanin me një qilim shumëngjyrësh të etnive.