Artikull
Presidentja e parë femër e Meksikës është me origjinë bullgare
Hënë 3 Qershor 2024 12:52
Hënë, 3 Qershor 2024, 12:52
Presidentja e re e Meksikës Claudia Sheinbaum
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Për herë të parë në historinë e Meksikës, një grua presidente, Claudia Sheinbaum, është në krye të vendit. "Për herë të parë në historinë 200-vjeçare të republikës, unë do të jem presidentja e parë femër e Meksikës," u tha mbështetësve të saj Sheinbaum, e cila ka rrënjë bullgare. Ajo arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet presidenciale me rreth 58% të votave. Rrënjët e Scheinbaum janë nga Plovdivi (Bullgaria Jugore). Nga ana e nënës së saj, gjyshja dhe gjyshi i presidentes meksikane kanë emigruar në Meksikë nga Bullgaria, duke ikur nga nazistët, raporton BNT.
Para se të hynte në politikë, Claudia Sheinbaum ka pasur një karrierë të shkëlqyer si shkencëtare. Është marrë gjithashtu me inxhinieri energjetike. Ajo do të hyjë në histori edhe si kryetarja e parë femër e kryeqytetit, Mexico City. Claudia Scheinbaum menaxhoi qytetin nga 2018 deri në 2023.
Publikoi / Publikuan: БНР екип