Martë 4 Qershor 2024 02:10
Martë, 4 Qershor 2024, 02:10
FOTO: BTA-arkiv
Madhësia e shkronjave
Treni legjendar “Orient Ekspres”, i cili lëviz në linjën Paris-Stamboll, mbërrin sot në Stacionin Qendror Hekurudhor në qytetin e Ruses pranë lumit Danub. Sipas orarit, treni i përshkruar nga Agatha Christie duhet të mbërrijë nga Rumania dhe të ndalojë në Ruse në orën 12:45, dhe rreth një orë më vonë të niset për në Varna, raporton BTA. Gjatë qëndrimit, treni, i cili përbëhet prej 15 vagonësh, do të kalojë kontrollin kufitar dhe inspektimin teknik.
Treni ka ndaluar për herë të fundit në stacionin në Ruse më 29 gusht 2023. Në atë kohë në tren kanë udhëtuar 91 turistë nga vende të ndryshme.
Publikoi / Publikuan: БНР екип