Artikull
Mbi 3800 fëmijë të pashoqëruar kanë hyrë në vendin tonë në vitin 2023
Martë 4 Qershor 2024 08:48
Martë, 4 Qershor 2024, 08:48
Ivajllo Jabëllkarov
FOTO: Radio Stara Zagora
Madhësia e shkronjave
3843 fëmijë të pashoqëruar kanë kaluar kufirin bullgar vitin e kaluar dhe që nga fillimi i vitit numri i tyre është 416, tha për BNR Ivajllo Jabëllkarov nga fondacioni "Misioni Krahë".
Fëmijët vijnë kryesisht nga Siria dhe Afganistani dhe vendosen në kampe ku marrin kujdes mjekësor dhe ndjekin kurse. Me ndihmën e UNICEF-it dhe Agjencisë Shtetërore për Refugjatët, për ta janë hapur tre zona të sigurta - e fundit në qytetin Harmanli (Bullgaria Jugore) me një kapacitet prej 98 vendesh, e cila mund të rritet në 200 nëse është e nevojshme.
“Këta fëmijë i quajmë “të padukshëm” sepse informacioni për ta është i pakët. Tashmë ka familje të gatshme t'u hapin shtëpitë e tyre. Për disa, barriera gjuhësore mbetet një shqetësim”, tha përfaqësuesi i fondacionit në Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve Viktima të Agresionit.
Publikoi / Publikuan: БНР екип