LAJME

Artikull

Luftërat në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe problemet në Ballkanin Perëndimor janë kërcënime të sigurisë

Martë, 4 Qershor 2024, 11:46

Luftërat në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe problemet në Ballkanin Perëndimor janë kërcënime të sigurisë

FOTO: mod.bg

Madhësia e shkronjave

Vazhdon tendenca drejt ndryshimit të rendit botëror, mosrespektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe favorizimit të imponimit të forcës ushtarake si mekanizëm për arritjen e qëllimeve politike. Kështu thuhet në raportin e vitit 2023 të Shërbimit “Inteligjenca Ushtarake”. “Këta faktorë destabilizues kanë lindur kryesisht si rezultat i veprimeve të Rusisë, si dhe të shteteve të tjera autoritare. Qëllimi i Kremlinit për të rivendosur ndikimin e tij në hapësirën post-sovjetike dhe përdorimi i forcës ushtarake krijojnë parakushte afatgjata për militarizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, thuhet gjithashtu në dokument.
“Pavarësisht përpjekjeve dhe angazhimeve serioze të bashkësisë ndërkombëtare, tensionet në Ballkanin Perëndimor mbeten të larta. Nuk përjashtojmë orvatjet për të arritur qëllimet e politikës së jashtme me shfrytëzimin e forcës ushtarake dhe/ose rivizatimin e kufijve në përputhje formale me të drejtën ndërkombëtare. Një tregues i kësaj është potenciali ushtarak në rritje i disa vendeve. Faktorët kryesorë destabilizues mbeten mungesa e progresit në dialogun dhe marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe veprimet destruktive separatiste të serbëve boshnjakë”, thuhet në dokument.
“Flukset e emigracionit drejt Evropës, duke përfshirë edhe Bullgarinë, mbetën një problem i përhershëm me ndikim negativ në mjedisin e sigurisë. “Për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, presioni i migracionit drejt Evropës përmes rrugëve ballkanike dhe mesdhetare po rritet dhe mundësitë për shfrytëzimin e proceseve të migracionit në operacionet hibride të drejtuara kundër BE-së po zgjerohen”, thekson Shërbimi “Inteligjenca Ushtarake, cituar nga BTA.