Martë 4 Qershor 2024 15:17
Martë, 4 Qershor 2024, 15:17
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Blerja e sistemit raketor të artilerisë Himars, për fat të keq, nuk është pjesë e perspektivës imediate të ushtrisë bullgare, tha zëvendësshefi i mbrojtjes gjeneral-toger Mihaill Popov pas përfundimit të stërvitjes më të madhe të Forcave Tokësore “Luftëtari Trak 24”, e cila u mbajt njëkohësisht në poligonet “Koren” dhe “Novo Sello”.Në manovra morën pjesë mbi 2000 personel ushtarak, 700 njësi mjete luftarake dhe ndihmëse dhe avionë të Forcave Ajrore Bullgare. Në stërvitjet e Brigadës së Dytë të Mekanizuar u përfshi edhe artileria raketore Himars e Pentagonit.
Zëvendësministri i mbrojtjes Radostin Iliev njoftoi se po punohet në 13 projekte prioritare të mbrojtjes në programin e shpenzimeve investive. Shpenzimet e mbrojtjes tashmë arritën mbi 2% dhe kjo është një shenjë për partnerët e NATO-së se Bullgaria është një partner stabil dhe i parashikueshëm, theksoi Iliev.
Publikoi / Publikuan: БНР екип