SHOQËRI

Artikull

Universiteti I Sofjes mbetet ndër 750 institucionet më të mira të arsimit të lartë në botë

Mërkurë, 5 Qershor 2024, 06:26

Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski"

Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski"

FOTO: Ani Petrova, BNR

Madhësia e shkronjave

Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski" (SU) është në vendet 741-750 në renditjen e universiteteve më prestigjioze në botë QS World University Rankingspër vitin 2024. SU është përfshirë në renditje që nga viti 2014. Renditja e këtij viti përfshin 1498 universitete në 104 vende, të vlerësuara sipas kritereve: reputacioni akademik; reputacioni shkencor; reputacioni midis punëdhënësve; raporti studentë-profesorë; numri i citimeve për fakultet; numri i studentëve dhe mësuesve të huaj. Nga viti 2024, u përfshin edhe 3 tregues të rinj - qëndrueshmëria, rezultatet e punësimit dhe një rrjet ndërkombëtar kërkimor. Në tre vendet e para janë Instituti i Teknologjisë i Masaçusetit, i ndjekur nga Universitetet e Kembrixhit dhe Oksfordit. SU shënoi rënie në prezantim pasi në vitin 2022 ishte në vendin e 561-të. Nuk ka institucione të tjera bullgare të arsimit të lartë në renditjen botërore të universiteteve.