LAJME

Artikull

Bullgaria përcaktoi prioritetet e saj në BE përpara ndërrimit të presidencës në qershor

Mërkurë, 5 Qershor 2024, 08:09

Bullgaria përcaktoi prioritetet e saj në BE përpara ndërrimit të presidencës në qershor

FOTO: mfa.bg

Madhësia e shkronjave

Zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov u takua me krerët e ambasadave të vendeve anëtare të BE-së në Bullgari, njoftoi ministria. Takimi u organizua me iniciativën e Frederik Mjoris, ambasador i Mbretërisë së Belgjikës në Bullgari, vendi i të cilit kryeson Këshillin e BE-së deri në fund të qershorit. Në takim, zëvendësministri Kondov i njohu ambasadorët me qëndrimet bullgare për temat aktuale të politikës së jashtme. Theksi u vu në prioritetet e Sofjes në axhendën evropiane, si heqja e kontrollit të kufirit të brendshëm tokësor në Shengen, pranimi i vendit në Eurozonë dhe politika e zgjerimit të BE-së. Gjatë  presidencës belge të BE-së, Bullgaria dhe Rumania u pranuan në Shengen nga ajri dhe uji, theksoi ambasadori belg. Presidencën e BE-së nga 1 korriku e merr Hungaria.

Publikoi / Publikuan: БНР екип