LAJME

Artikull

Po shtohen rastet e drejtimit të mjeteve nën ndikimin e alkoolit apo drogës

Mërkurë, 5 Qershor 2024, 13:22

Po shtohen rastet e drejtimit të mjeteve nën ndikimin e alkoolit apo drogës

FOTO: justice.government.bg

Madhësia e shkronjave

Çdo i treti krim në vendin tonë është i lidhur me trafikun. Ky është një nga konkluzionet e studimit “Trendet dhe parandalimi i krimeve në transportin rrugor”, i cili iu prezantua Këshillit për Kërkime Kriminologjike pranë Ministrisë së Drejtësisë. Ai bën të qartë se rastet e drejtimit të mjeteve në gjendje të dehur dhe atyre të lidhura me probleme të drogës janë në rritje dhe se zbatimi i shtuar nuk zgjidh problemet e krimit rrugor.
Në vitin e kaluar një e treta e rasteve të shqyrtuara nga Gjykata e Lartë e Kasacionit kanë të bëjnë me krime klasike në rrugë, tha gjykatësi Krasimir Shekerxhiev. Dënimet kryesore janë me burgim - shumica e tyre me pezullim.
Studimi nxjerr në pah praninë e vështirësive serioze që lidhen me ekspertizën bazë, si ato autoteknike dhe toksikologjike. Ndërsa problemi i parë është lidhur me numrin e vogël të ekspertëve, ai i dytë ka të bëjë me kohën e gjatë të ekzaminimit të mostrave. I kushtohet vëmendjen edhe mungesës sëekipeve të policisë rrugore në Sofje që merren me aksidentet automobilistike.

Publikoi / Publikuan: БНР екип