Artikull
Bullgarët janë ndër më të ndjeshmit ndaj dezinformatave dhe konspiracioneve në Evropë
Enjte 6 Qershor 2024 06:46
Enjte, 6 Qershor 2024, 06:46
Todor Galev
FOTO: csd.bg
Madhësia e shkronjave
Pothuajse dy të tretat e bullgarëve besojnë në teoritë e konspiracionit, tha për BNR Todor Galev nga Qendra për Studimin e Demokracisë në bazë të një sondazhi ekspres të opinionit publik, i cili do të prezantohet sot.
Shumica e njerëzve besojnë se ndërhyrja e huaj në zgjedhjet evropiane dhe kombëtare të 9 qershorit mund të vijë nga qeveria amerikane. Komisioni Evropian renditet në vendin e dytë, ndërsa shumë më pak nga të anketuarit janë të mendimit se është e mundur që Rusia ose Turqia të ndërhyjnë.
Bullgaria është një nga vendet e para në Evropë për sa i përket përqindjes së popullsisë që është e prirur t’u besojë dezinformatave dhe komploteve, theksoi Todor Galev. Sipas tij, mendimi konspirativ është i rrënjosur thellë në situatën tonë sociale, prandaj qytetarët nuk besojnë tek institucionet zyrtare dhe mediat, por tek metodat si “vesh më vesh”.
Këtë dukuri Todor Galev e ka shpjeguar edhe me “ndikimin e qeverive të huaja, të cilat përpiqen përmes mekanizmave të ndryshëm, përfshirë korrupsionin politik apo strategjik, të ndikojnë në politikat dhe formimin e opinionit publik në vendet e tjera”.
“Kjo lidhet me luftën gjeopolitike për supremaci dhe sfera ndikimi, e cila është jashtëzakonisht e mprehtë në Evropë dhe më gjerë”, përfundoi eksperti.
Publikoi / Publikuan: БНР екип