Artikull
Bregdeti ynë jugor i Detit të Zi pret më së shumti mysafirë të huaj nga Britania e Madhe këtë verë
Enjte 6 Qershor 2024 13:56
Enjte, 6 Qershor 2024, 13:56
FOTO: Daniella Kostadinova
Madhësia e shkronjave
Për popullarizimin e turizmit bullgar nën moton "Përjetoni Bullgarinë" në pushimoren Nesebër po mbahet një konferencë, në të cilën marrin pjesë përfaqësues të industrisë së turizmit nga Gjermania, Austria dhe Zvicra. Qëllimi i nismës është të ringjallë interesin e turistëve nga vendet gjermanishtfolëse për të arritur nivelin e shënuar përpara pandemisë. Më shumë turistë të huaj në bregun jugor të Detit të Zi priten nga Britania e Madhe, sipas të dhënave nga aeroporti i Burgasit, u bë e qartë në forum. Tradicionalisht, në mesin e turistëve të shumtë të huaj do të jenë edhe ata nga Çekia, Polonia, si edhe nga Gjermania.
Publikoi / Publikuan: БНР екип