Artikull
Mostrat tregojnë se uji i detit përgjatë bregut bullgar të Detit të Zi është i pastër
Enjte 6 Qershor 2024 14:59
Enjte, 6 Qershor 2024, 14:59
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Mostrat e para nga fundi i majit, të marra nga uji i detit përgjatë bregut bullgar të Detit të Zi para fillimit të sezonit veror, tregojnë se cilësia e tij është e shkëlqyer. Këtë e deklaruan ministrat e mjedisit dhe ujërave Petër Dimitrov, të turizmit - Evtim Milloshev dhe të shëndetësisë - Galja Kondeva, në kompleksin turistik Shkorpillovci, Rajoni i Varnës, njoftoi korrespondentja e BNR në Varna, Daniella Stojnova. Ministri Milloshev kujtoi se pikërisht në datën e sotme, një vit më parë, doli lajmi për problemin me digën "Nova Kahovka" në Ukrainë dhe informacioni i rremë se kjo do të çonte në ndotje të ujërave në bregdetin bullgar të Detit të Zi. Ky lajm i rremë ndikoi negativisht mbi sezonin e verës atëherë. “Këtë vit kemi një rekord 23 Flamuj Blu, që ka të bëjë me pastërtinë dhe mirëmbajtjen e vijës bregdetare dhe plazheve”, tha ministri Milloshev dhe shtoi: “Deti ynë është i pastër, uji ynë është i mrekullueshëm! Mirë se vini në Bregun bullgar të Detit të Zi!".
Publikoi / Publikuan: БНР екип