SHOQËRI

Artikull

Bullgaria do të reklamohet si destinacion për arsimin e lartë

Premte, 7 Qershor 2024, 11:18

Bullgaria do të reklamohet si destinacion për arsimin e lartë

FOTO: iStock

Madhësia e shkronjave

Bullgaria është ndër vendet në Evropë me përqindje të lartë të studentëve të huaj. Për momentin pesha e studentëve të huaj në vendin tonë është rreth 8%, çka na rendit ndër vendet e para në rajon. Këto të dhëna i prezantoi ministri i Arsimit, Galin Cokov, në takimin e drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë në Bullgari, që u mbajt dje, 6 qershor, në Varna.
Sipas Cokov, aktualisht po përgatiten masa për përmirësimin e reklamimit të vendit tonë në këtë fushë. Në këtë drejtim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës po punon edhe për një sistem elektronik për njohjen e diplomave të fëmijëve nga vendet e treta, si dhe po mendohet krijimi i një programi kombëtar të veçantë për arsimimin e studentëve nga vendet e treta.