Artikull
Një matje e re shkurtoi 8 km katrore nga territori i Bullgarisë
Premte 7 Qershor 2024 12:07
Premte, 7 Qershor 2024, 12:07
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Territori i Bullgarisë u ul minimalisht për 2 vite, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (NSI).Te data 31 dhjetor 2023, territori i vendit, i llogaritur nga Instituti mbi bazën e modeleve digjitale të hartës kadastrale, është 110 996.76 km2.Në vitin 2022, kur NSI publikoi për herë të parë llogaritjet e veta për bilancin e territorit të vendit, rezultatet treguan se te data 31 dhjetor 2021, territori i Bullgarisë ishte 110 996.84 km katrorë. Sipas qëllimit të tyre, sipërfaqen më të madhe e zënë territoret bujqësore – 54.5 për qind dhe territoret pyjore – 33.3 për qind të sipërfaqes totale të vendit.Tokat e urbanizuara janë 5279.4 km katrorë, ose 4.8 për qind e vendit.Në vitin 2021, sipërfaqen më të madhe e zinin edhe tokat bujqësore – 54.6 për qind dhe territoret pyjore – 33.13.Zonat urbane ishin 4.62 për qind, transmeton BTA.
Publikoi / Publikuan: БНР екип