Artikull
Festivali i muzikës elektronike LOST in HILLS në Plovdiv
Shtunë 8 Qershor 2024 00:15
Shtunë, 8 Qershor 2024, 00:15
FOTO: facebook.com/lostinhillsfest
Madhësia e shkronjave
Në qytetin e Plovdivit, më 8 dhe 9 qershor do të mbahet festivali muzikor për muzikë elektronike me emrin LOST in HILLS. Programi dyditor në kodrën piktoreske të Bunarxhikës përfshin mbi 40 artistë që do të performojnë në tre skena. Publiku do të shijojë ritmet e këndshme të Eli Rojas me origjinë nga Ibiza, të Simone Vitullo, një virtuoz italian në stilin afro house, të Bubba Brothers nga Portugalia, Fantoo nga Hungaria, francezit të talentuar Fred Lenix dhe të ftuarve të tjerë të huaj, si dhe të një plejade artistësh bullgarë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип