KULTURË

Artikull

Pjesëmarrje bullgare në një ekspozitë ndërkombëtare për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut në Itali

Shtunë, 8 Qershor 2024, 04:30

Piktura “Të strehuar së bashku”

Piktura “Të strehuar së bashku”

FOTO: Arkiva personale

Madhësia e shkronjave

Nga data 8 qershor deri më 9 tetor, qyteti italian Rovereto pret ekspozitën ndërkombëtare “Të drejtat dhe dinjiteti i njeriut”. Edicioni i 18-të i sivjetshëm i ekspozitës tregon vepra tematike të artistëve nga 32 vende, përfshirë Bullgarinë. Artistja bullgare Radosllava Manova – Rade nga qyteti i Pernikut përfaqëson vendin tonë me një kanavacë vaji nën titullin “Të strehuar së bashku”, me përmasa 50 x 50 centimetra. “Piktura ime do të ekspozohet me foton time dhe mesazhin tim personal në anglisht dhe italisht”, shpjegoi autorja për BTA.
Radosllava Manova – Rade ka marrë pjesë në një sërë bienalesh dhe ekspozitash të përgjithshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo ka realizuar disa ekspozita solo me piktura dhe shumë prej pikturave të saj zbukurojnë koleksione private brenda dhe jashtë vendit.
Motoja e ekspozitës në të cilën është përfshirë tani është “163 artistë flasin për të drejtën për një jetë të denjë për të gjithë njerëzit në botë”, ndrsa partneri zyrtar i eventit është UNESCO.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello