Artikull
Bashkia Çepellare pret mysafirët e saj me një rrugë të re turistike
Shtunë 8 Qershor 2024 07:30
Shtunë, 8 Qershor 2024, 07:30
FOTO: Bashkia Çepellare
Madhësia e shkronjave
Këtë verë, të ftuarit e bashkisë Çepelare do të mund të diversifikojnë pushimet e tyre në natyrën e bukur të Rodopeve me një tjetër rrugë malore. Bëhet fjalë për shtegun e ri turistik “Laboratori i shpellës, Stara Pllanina, shpella e Topçetos, shtylla e Rozhenit, burimet e lumit Çepellarska”, i cili u realizua me iniciativën e Muzeut të Karstit Rodope në qytetin Çepllare.
FOTO: Община Чепеларе
Rruga rrethore fillon nga degëzimi për rrugën e vjetër deri në fshatin Levoçevë dhe ka një gjatësi totale prej rreth 9 kilometra. Është e lehtë dhe e këndshme për ecje, çiklizëm ose safari me xhip, duke kaluar nëpër disa vende interesante dhe emblematike të maleve Rodope.
FOTO: Община Чепеларе
Ndalesa e parë është shpella "Sbirkovata", e përdorur në të kaluarën si laborator nëntokësor nga klubi i shpellave në qytetin e Çepellares. Shtegu kalon nga shpella "Topçeto", arrin në zonën "Rozhen" si dhe në burimet e lumit Çepellarska. Prej aty, pas rreth 20 minutash, itinerari përfundon në pikën e nisjes. Shenjta e rrugës janë me të kuq dhe objektet përgjatë rrugës shënohen me tabela informacioni.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип