Artikull
Kopshti zoologjik i kryeqytetit me një shtesë të re të kolobusit ekzotik
Shtunë 8 Qershor 2024 11:30
Shtunë, 8 Qershor 2024, 11:30
FOTO: Facebook / zoosf
Madhësia e shkronjave
Një grup majmunësh jashtëzakonisht të bukur dhe ekzotikë - majmunët kolobus – janë sjellë në kopshtin zoologjik të Sofjes. Kolobusi tani mund të shihet në ndërtesën e dytë të majmunëve dhe për ta janë përgatitur disa nga rrethimet më të bukura të mëdha dhe të bollshme, tha për BTA drejtori i kopshtit zoologjik, Dobromir Borisllavov.
FOTO: Facebook / zoosf
Kolobusi është një specie e rrallë dhe e rrezikuar majmuni që banon në pyjet e Afrikës ekuatoriale. Ata ushqehen me gjethe, degë dhe fruta. Por tani ata do të hanë edhe ... akullore.
FOTO: Facebook / zoosf
“Po hyjmë në “sezonin e akulloreve” dhe po fillojmë përgatitjen e frutave dhe ëmbëlsirave të ngrira për kafshët tona”, pohon Dobromir Borisllavov. Dhe shton se kafshët në kopshtin zoologjik të Sofjes i pëlqejnë ëmbëlsirat e ngrira sepse u sjellin një freski të madhe në vapë. Së fundmi, me rastin e Ditës Botërore të Ariut, rojet e kopshtit morën ëmbëlsira me propolis me mjaltë për t'i bërë ata të ndjehen më të veçantë në ditën e festës!
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип