LAJME

Artikull

Zgjedhjet 2024

Prognozat e para parashikojnë 6 forca politike nga Bullgaria në Parlamentin Evropian

Dielë, 9 Qershor 2024, 17:31

Prognozat e para parashikojnë 6 forca politike nga Bullgaria në Parlamentin Evropian

FOTO: Gallup International/BNR

Madhësia e shkronjave

Në Parlamentin e ri Evropian prej 720 anëtarësh do të jenë 17 deputetë bullgarë. Sipas të dhënave të para deri në orën 20:00 nga exit poll-i i agjencisë sociologjike “Gallup International”, partner i BNR-së në pasqyrimin e zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit, në Parlamentin e ri Evropian do të ketë 6 forca politike bullgare
GERB-SDS /ГЕРБ-СДС/: 26.5%, ose 5 mandate;
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” - PP-DB /ПП-ДБ/: 16%, ose 3 mandate;
“Vëzrazhdane” /"Възраждане"/: 15.4%, ose 3 mandate;
Lëvizja për të Drejta dhe Liri – DPS /ДПС/: 11.7%, ose 3 mandate;
“BSP për Bullgarinë” /"БСП за България"/: 9,7%, ose 2 mandate;
“Ka një popull të tillë” - ITN /ИТН/: 6.2%, ose 1 mandat.
Pjesëmarrja e votuesve për Parlamentin Evropian ishte 29.8%. 3.1% kanë votuar me “nuk mbështes askënd”.
Në zgjedhjet evropiane kanë të drejtë të votojnë shtetasit bullgarë në vend dhe bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, të cilët plotësojnë kushtet për të qenë të vendosur në territorin e BE-së.

Publikoi / Publikuan: БНР екип