LAJME

Artikull

MPB: Dita e zgjedhjeve kaloi e qetë

Dielë, 9 Qershor 2024, 20:21

Kalin Stojanov

Kalin Stojanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Dita e zgjedhjeve kaloi e qetë, pa incidente të rënda dhe shkelje të rendit publik. Këtë e ka bërë të ditur ministri i punëve të brendshme, Kalin Stojanov. 16 000 punonjës të Ministrisë së Brendshme u angazhuan për ruajtjen e qendrave të votimit dhe për raportimin e shkeljeve. Nga fillimi i fushatës zgjedhore e deri më tani, Ministria e Punëve të Brendshme ka pranuar 583 raportime për blerje të mundshme votash dhe shkelje të tjera zgjedhore. Më shumë sinjale ka në Burgas, Varna dhe Sofje.
Dhe në këto zgjedhje, falja e borxheve dhe përfitimet e tjera sociale u përdorën si mënyra kryesore e parregulluar për të siguruar vota. Stojanov deklaroi se MPB-ja ka bërë përpjekje për të kufizuar sa më shumë këtë fenomen. “Nuk kishte ombrellë për asnjë parti dhe formacion politik”, u shpreh kategorik ministri.