LAJME

Artikull

GERB: Ne nuk mundemi vetëm me DPS, PP-DB nuk mundet me GERB dhe DPS

Dielë, 9 Qershor 2024, 20:42

Bojko Borisov

Bojko Borisov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

"Askush nuk mund të arrijë sukses pa pranuar ndihmën e të tjerëve. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën!". Kështu ka shkruar në profilin e tij pas ditës së zgjedhjeve kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Më herët gjatë ditës ai u shpreh për mediat se nuk është optimist për mundësinë e formimit të një qeverie të qëndrueshme, duke u argumentuar me kërkesat e liderëve të forcave të tjera politike.
"Ne nuk mundemi vetëm me DPS, PP-DB nuk mundet me GERB dhe DPS. “Vëzrazhdane” thonë “Ose jemi vetëm ne, ose askush””, tha kreu i GERB-it. Ai nuk përjashtoi mundësinë që dosja me mandatin për formimin e kabinetit te merret pikërisht nga ai.