Artikull
Numërimi paralel i Gallup, me 65% të kampionit, e vendos “Veliçie” në parlament
Dielë 9 Qershor 2024 21:04
Dielë, 9 Qershor 2024, 21:04
FOTO: Gallup International/BNR
Madhësia e shkronjave
Rezultatet e regjistrimit paralel të agjencisë sociologjike “Gallup”, me 65% të kampionit, tregojnë këto rezultate pas zhvillimit të zgjedhjeve për Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor:
GERB-SDS /ГЕРБ-СДС/ – 24,5%, ose 67 vende;
“Lëvizja për të Drejta dhe Liri – DPS / ДПС/ – 15,8%, ose 43 mandate;
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike – PP-DB / ПП-ДБ/ –15.0%, ose 15%;
“Vëzrazhdane” /"Възраждане"/ – 14,3%, ose 39 mandate;
“BSP për Bullgarinë” /"БСП за България"/ – 7,8%, ose 22 mandate;
"Ka një popull të tillë" – ITN /ИТН/– 5,9%, ose 16 mandate;
“Veliçie” /"Madhështia"/ /“Величие”/ – 4.4%, ose 12 vende
Rezultatet e deritanishme tregojnë 32.6% pjesëmarrje në zgjedhje. 2.9% prej zgjedhësve kanë votuar “Unë nuk mbështes askënd”.
Publikoi / Publikuan: БНР екип