Hënë 10 Qershor 2024 07:55
Hënë, 10 Qershor 2024, 07:55
FOTO: YouTube/@sinfin8649
Madhësia e shkronjave
Në prag të verës, dy vëllezër - Javor dhe Viktor Georgievi - na ofrojnë këngën e tyre më të re, të titulluar pikërisht kështu - "Vera", nga projekti i tyre i ri SinFin.
Vitin e kaluar 2023, Javor dhe Viktor regjistruan albumin e tyre debutues "Destination Sky", me të cilin arritën sukses - tre nga këngët gjetën vendin e tyre në programet e radio-stacioneve dhe në renditje të ndryshme. Kënga me të njëjtin emër të albumit shënoi sukses edhe në renditjen e BNR Top 20.
Nëse ju intereson se çfarë vere i pret vëllezërit Javor dhe Viktor - ata janë duke përgatitur një tjetër këngë dhe një album të dytë deri në fund të vitit.
Por deri atëherë - le të jetë "Verë"!
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип