Martë 11 Qershor 2024 12:50
Martë, 11 Qershor 2024, 12:50
FOTO: mzh.government.bg
Madhësia e shkronjave
Në arat e fshatit Zllatitrap, rajoni i qytetit Plovdiv, filloi fushata e korrjes në kuadër të iniciativës “Buka e Paqes”, e cila bashkon 12 shtete nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Në ceremoni, ministri i bujqësisë Georgi Tahov tha se për vitin 2024 korrja e pritur e grurit është mbi 6 milionë tonë. “Bilanci i bukës në vendin tonë do të sigurohet. Kushtet e favorshme klimatike për momentin na japin besimin se cilësia e të korrave do të jetë në nivele të larta”, theksoi ai. Ministri vuri në dukje se vendi ynë vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm në tregun ndërkombëtar të drithërave, duke eksportuar grurë në mbi 30 vende.