LAJME

Artikull

Bullgaria dëshiron të jetë bashkë-aksionere në korridorin energjetik "të gjelbër" nga Azerbajxhani për në Evropë

Martë, 11 Qershor 2024, 15:29

Bullgaria dëshiron të jetë bashkë-aksionere në korridorin energjetik "të gjelbër" nga Azerbajxhani për në Evropë

FOTO: gov.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgaria është e interesuar të bëhet bashkë-aksionere në nismën për krijimin e një korridori "të gjelbër" për transferimin e energjisë "së gjelbër" të prodhuar në Azerbajxhan për në Evropë. Kështu deklaroi kryeministri Dimitër Gllavçev në takimin e tij në Berlin me ministrin e punëve të jashtme të Azerbajxhanit Xhejhun Bajramov. Në iniciativë së bashku me Azerbajxhanin marrin pjesë gjithashtu Gjeorgjia, Hungaria dhe Rumania. Ka për t’u përcaktuar se cila kompani shtetërore do të marrë pjesë në të për palën bullgare.
Gjatë bisedimeve u diskutua edhe "Korridorin Vertikal të Gazit", për ndërtimin e të cilit u nënshkruan dy kontrata kryesore një javë më parë në Sofje. Projekti synon të zëvendësojë furnizimet me gaz rus dhe do të forcojë vendin e Bullgarisë në hartën e gazit. Ai do të shërbejë si korridori kryesor për transferimin e gazit natyror të Azerbajxhanit në drejtimin Jug-Veri në tregjet e Evropës Qendrore.