MUZIKË

Artikull

Kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola prezantohen në Festivalin "Tingujt e Detit të Zi"

Mërkurë, 12 Qershor 2024, 03:10

Kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola prezantohen në Festivalin "Tingujt e Detit të Zi"

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

22 kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola po marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar Koral "Tingujt e Detit të Zi" në qytetin bregdetar bullgar Ballçik nga 12 deri më 16 qershor. Përveç katër mbrëmjeve të festivalit gjatë qëndrimit në qytet, pjesëmarrësit do të mund të marrin pjesë edhe në punëtori korale.
Ngjarja është nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës dhe kryetarit të Komunës së Ballçikut, Nikollaj Angellov dhe i kushtohet 110 vjetorit të themelimit të iniciatorit dhe forcës lëvizëse të festivalit - Korit të përzier "Tingujt e Detit të Zi".
Lexoni më shumë:

Publikoi / Publikuan: БНР екип