LAJME

Artikull

Bullgaria do të mbështesë energjetikën e Ukrainës dhe rimëkëmbjen gjithëpërfshirëse

Mërkurë, 12 Qershor 2024, 06:24

Dimitër Gllavçev

Dimitër Gllavçev

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën me eksportin e energjisë elektrike dhe pajisjeve për kompanitë e saj energjetike, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në Berlin, përpara një konference mbi rimëkëmbjen ekonomike të vendit të sulmuar. Firmat bullgare mund të ndihmojnë në rivendosjen e stokut të banesave dhe rrugëve të Ukrainës, termocentraleve, rrjeteve të transmetimit të energjisë dhe infrastrukturës së gazit, tha Gllavçev. Ai vuri në dukje gjithashtu nevojën për integrimin e plotë të Ukrainës në korridoret evropiane të transportit, gjë që do të sjellë përfitime për ekonominë e Kievit dhe BE-së.
"Holdingu Energjetik Bullgar" është gati t'i dhurojë Ukrainës pajisje me vlerë 500 000 euro, shpjegoi gjithashtu nga Berlini ministri në detyrë i energjetikës Vlladimir Malinov. Po avancon gjithashtu shitja e ardhshme e pajisjeve të Centralit të pandërtuar Atomik Elektrik “Belene” në Kiev.