Kur njeriu e njeh historinë, mund të luftojë që gjërat e mira të përsëriten dhe të këqijat të mos përsëriten. Me këto fjalë, ministri në detyrë i kulturës, Najden Todorov, hapi ekspozitën "Zotërinjtë e kripës: Provadia - Kriporja (5600-4350 p.e.s.)" në Institutin Arkeologjik Kombëtar. Ministri tregoi se i kishte zili arkeologët që mund të mbanin në duar artefakte që ishin edhe në duart e njerëzve të tjerë të 7000 viteve më parë. Kjo do të thotë se ne jetojmë në një trevë ku njerëzimi ka pasur zhvillimin e tij shumë më parë se në vende të tjera të botës, komenton Todorov.
FOTO: naim.bg
Vendi ynë fsheh pasuri të pashtershme, të cilat duhet t'ua lëmë trashëgim brezave, por edhe të tërheqim gjithnjë e më shumë turistë drejt tyre, theksoi në hapje nënpresidentja Ilijana Jotova. Ekspozita e përkohshme paraqet mbi 530 gjetje të zbuluara gjatë studimit 20-vjeçar të minierave të kripës dhe qendrës urbane Provadia-Kriporja.