LAJME

Artikull

Presidenti nuk tha se kur do të mblidhte parlamentin e ri

Mërkurë, 12 Qershor 2024, 11:51

Presidenti nuk tha se kur do të mblidhte parlamentin e ri

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Pres që pjesëmarrësit në zgjedhje të bëjnë analizën e tyre të thellë se pse u krijua hendeku i thellë mes bullgarëve dhe partive. Refuzimi i shumicës së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje është tregues - ata nuk identifikohen me PR-në e zezë, me mesazhet parazgjedhore dhe mbi të gjitha me sjelljet dhe veprimet e partive. Në një republikë parlamentare, se si do të zhvillohet vendi varet nga partitë që i kanë fituar zgjedhjet. Tani e tutje kjo është një përgjegjësi e tyre. Kështu ka deklaruar kreu i shtetit Rumen Radev për gazetarët në Shablla, ku ka vizituar një stërvitje ushtarake.
Pyetjes se kur do të mblidhet parlamenti i ri dhe a do të ketë konsultime me grupet politike, presidenti iu përgjigj me një pyetje: “Si do të mblidhet - disa liderë u fshehën në Facebook, të tjerët ikën në fshatra, të tjerët – “dolën pnë mal". Unë jam duke pritur që ata të kthehen”.